Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kuvendi miraton kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”

Sport  |  05.10.2026 Ora 16:11   

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 95 vota për, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim, marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim për një kredi prej 60 milionë eurosh, e cila do të përdoret për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe objekteve sportive përreth. Gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, kampusi do të shërbejë si fshat i atletëve, ndërsa objektet sportive të shkollave do të përdoren si qendra stërvitore. Sipas ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, projekti mund të përfitojë edhe një grant shtesë prej 10 milionë eurosh, ndërsa pas përfundimit të lojërave infrastruktura e rinovuar do të mbetet në shërbim të studentëve dhe komunitetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing