Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qeveria britanike ka paralajmëruar masa të reja për mbrojtjen e konsumatorëve që përdorin naftë për ngrohjen e shtëpive, pas rritjes së ndjeshme të çmimeve gjatë vitit të fundit.
Masat synojnë forcimin e rregullave, rritjen e konkurrencës dhe krijimin e mundësive më të qarta për kompensim në rast të problemeve me furnizimin. Gjithashtu, do të rishikohen praktikat që i detyrojnë disa konsumatorë të blejnë sasi minimale të naftës, edhe kur nuk kanë nevojë për aq shumë.
Sipas BBC-së, rreth 1.5 milion familje në Mbretërinë e Bashkuar varen nga nafta për ngrohje, por nuk gëzojnë të njëjtën mbrojtje si konsumatorët e gazit dhe energjisë elektrike.
Autoriteti britanik i Konkurrencës ka konstatuar se, pas shpërthimit të luftës me Iranin, rreth 1.700 familje u detyruan të porositnin naftë me çmime dukshëm më të larta ose të mbeteshin pa furnizim.
Megjithatë, qeveria nuk ka propozuar ende vendosjen e një kufiri të çmimeve për naftën për ngrohje dhe as nuk ka bërë të ditur se kur do të hyjnë në fuqi rregullat e reja.