Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një sulm i gjerë kibernetik ka prekur frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në Francë, duke shkaktuar prishjen e produkteve ushqimore dhe disa zjarre.
Prokuroria e Parisit bëri të ditur se sulmi kishte prekur sistemet e ftohjes në disa nga rrjetet kryesore të shitjes me pakicë. Sipas raportimeve, temperaturat në disa pajisje arritën deri në 50 gradë Celsius.
Rrjeti Carrefour konfirmoi se janë prekur 80 supermarkete, ndërsa Intermarché raportoi probleme në rreth 150 dyqane. Edhe zinxhiri Monoprix bëri të ditur se sulmi kishte prekur një pjesë të dyqaneve të tij. Produktet e prekura u hodhën për të shmangur rreziqet për shëndetin e konsumatorëve.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet, ndërsa Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike po shqyrton shkaqet e incidentit. Sipas kompanisë Danfoss, e cila prodhon sisteme të menaxhimit të ftohjes, pajisjet e prekura përdornin versione të vjetruara të softuerit.
Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, incidente të ngjashme janë raportuar edhe në disa vende të tjera evropiane. Megjithatë, autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë shtrirjen e plotë të sulmit dhe dëmet e shkaktuara.