Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot, nga ora 12:00, konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konferenca do të mbahet në sallën e konferencave në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Një ditë më parë, Rama paralajmëroi se Kosova rrezikon ta humbë të drejtën për organizimin e këtyre garave, duke publikuar një letër të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Pas këtij paralajmërimi reagoi ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili siguroi se Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se Qeveria do të garantojë mbarëvajtjen e tyre.
Gashani kritikoi publikimin e letrës nga Rama, duke thënë se ajo nuk pasqyron të gjitha komunikimet dhe angazhimet institucionale. Ai shtoi se çështjet e ngritura po trajtohen përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.
Rama iu përgjigj ministrit me mesazhin: “Ministër, përktheje letrën”.
Në konferencën e sotme pritet që Rama të japë më shumë detaje për përmbajtjen e letrës dhe zhvillimet rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.