Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave sipas vendimit të Qeverisë për pagën minimale.
Protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e federatës, dhe do të përfundojë në oborrin e Komunës së Prishtinës.
Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF).
Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.