Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se testi kualifikues për kandidatët për prokurorë të shtetit do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Sipas njoftimit, 453 kandidatë i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar testit.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet nga ora 12:00 deri në orën 12:30. Dyert e sallës do të mbyllen në orën 12:30, ndërsa kandidatët që paraqiten pas këtij orari nuk do të lejohen të hyjnë në provim.
Lista e kandidatëve që kanë plotësuar kushtet është publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.