Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka prezantuar modelin e ri Roadster, për të cilin pretendon se do të jetë në gjendje të fluturojë.
Gjatë një demonstrimi në Teksas, vetura sportive me dy ulëse u shfaq duke u ngritur mbi një rampë, duke kryer manovra në ajër dhe duke u ulur me ndihmën e shtytësve të ajrit. Sipas Musk-ut, këto sisteme mundësojnë edhe përshpejtim jashtëzakonisht të shpejtë.
Vetura nuk kishte shofer gjatë demonstrimit, ndërsa Musk tha se kjo ishte bërë për të shmangur rrezikun për njerëzit.
Ai deklaroi se prodhimi i Roadster-it pritet të nisë në vitin 2028. Megjithatë, mbetet të dëshmohet nëse vetura do të jetë në gjendje të fluturojë për distanca të gjata dhe të përdoret praktikisht në rrugë.
Ekspertët theksojnë se kombinimi i një veture me një mjet fluturues paraqet sfida të mëdha teknike, përfshirë peshën, stabilitetin dhe sigurinë. Demonstrimi tregoi ngritje të shkurtra në ajër, por jo fluturim të qëndrueshëm në distanca të gjata.