Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Më shumë se 100 të rinj në Rusi janë lënduar nga një trend i rrezikshëm i njohur si “thyerja e kockave”, pjesë e lëvizjes së ashtuquajtur “lookmaxing”, që synon ndryshimin e pamjes fizike. Sipas raportimeve të NEXTA-s, kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç besojnë se goditjet në mollëza dhe mjekër do t’u bëjnë kockat më të theksuara dhe fytyrën më mashkullore. Megjithatë, kjo praktikë nuk garanton ndryshime të dëshiruara dhe mund të shkaktojë dëmtime serioze, përfshirë fraktura të nofullës dhe mollëzave, dëmtime të nervave, gjakderdhje dhe humbje të ndjeshmërisë në fytyrë. Lëndimet e përsëritura mund të shkaktojnë edhe trashje dhe dëmtim të indeve, që në disa raste kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Ekspertët paralajmërojnë se kjo praktikë paraqet rrezik të madh për shëndetin dhe nuk duhet provuar.