Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një skelet i rrallë i Nanotyrannus, një dinosaur i afërt me Tyrannosaurus rex, është shitur në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork për 47.3 milionë dollarë.
Skeleti, i quajtur Jodi, është një nga vetëm tre ekzemplarët relativisht të plotë të Nanotyrannus që njihen nga shkenca. Ankandi zgjati 12 minuta, me gjashtë ofertues që konkurruan për fosilin, i cili fillimisht ishte vlerësuar nga 6 deri në 9 milionë dollarë.
Jodi është rreth 5.9 metra i gjatë dhe 2.9 metra i lartë. Ai u zbulua në vitin 2019 në Montana dhe përbëhet nga 191 elemente kockore, përfshirë një kafkë pothuajse të plotë.
Shitja iu afrua rekordit për një fosil dinosauri, të vendosur në korrik, kur skeleti i një T. rex të quajtur Gus u shit për 50.1 milionë dollarë.
Megjithatë, shitjet e fosileve me vlera të tilla kanë nxitur kritika nga paleontologët, të cilët shqetësohen se ekzemplarët mund të përfundojnë në koleksione private dhe të mos jenë më të qasshëm për studime shkencore.