Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Godzilla Minus Zero” merr vlerësime të larta, kritika e cilëson një tjetër sukses të madh

Film  |  30.10.2026 Ora 8:25   

Godzilla po rikthehet në ekranin e madh, këtë herë edhe më i rrezikshëm. Filmi i ri “Godzilla Minus Zero” ka marrë reagime shumë pozitive pas shfaqjeve të para për mediat, ndërsa kritikët po e cilësojnë si një tjetër sukses të madh të kësaj sage filmike.

Filmi është vazhdim i “Godzilla Minus One”, prodhim i vitit 2023, i cili fitoi mbi 100 milionë dollarë në kinematë botërore, me një buxhet prej vetëm 15 milionë dollarësh. Ai fitoi gjithashtu çmimin Oscar për efektet më të mira vizuale në vitin 2024.

I shkruar dhe drejtuar nga regjisori japonez Takashi Yamazaki, filmi i ri rikthen disa nga aktorët e pjesës së parë, përfshirë Ryunosuke Kamiki dhe Minami Hamabe.

Ngjarja zhvillohet dy vjet pas shkatërrimeve të shkaktuara nga Godzilla, në një Japoni që po përpiqet të rimëkëmbet, kur një kërcënim i ri rrezikon të shkatërrojë gjithçka.

Një veçori e këtij produksioni është se është xhiruar tërësisht në Japoni dhe është filmi i parë japonez i realizuar për formatin IMAX.

Sipas vlerësimeve të publikuara, “Godzilla Minus Zero” ka marrë 92 për qind në Rotten Tomatoes, bazuar në 50 kritika, si dhe 78 pikë në Metacritic.

Filmi pritet të shfaqet në kinematë japoneze më 3 nëntor, ndërsa në Amerikën e Veriut më 6 nëntor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing