Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rave, me datën 3 dhe 4 dhjetor do të sjellin Prishtina Music Conference (ose PMC)

Muzikë  |  07.09.2021 Ora 17:37   
Kompania Rave, me datën 3 dhe 4 dhjetor do të sjellin Prishtina Music Conference (ose PMC) në qendër të qytetit, te Kino Armata.

Sipas Rave, kjo konferencë dy ditore përmban një program të gjerë me tema specifike gjithëpërfshirëse ku për synim ka “zhvillimin e perspektivave ndryshe të mendimit rreth zhvillimit të muzikës në Kosovë, rajon dhe botë.”

Kjo konferencë poashtu synon të krijojë një rrjet bashkepunimi ndërkulturor ku njerëz nga e gjithë Ballkani e bota do të vijne në Prishtinë. “Përpos njohurive të reja në vazhdimësi, konferenca do jetë krijues i një komuniteti bashkëpunues e frymëzues për të gjithë ata që janë të interesuar në industri t’muzikës” thuhet më tutje në këtë projekt i cili pritet të përkrahet nga organizata vendore e të huaja.

Konferenca do të mbahet në Kino Armata, ku do të shfrytëzohet e tërë hapsira për mbarëvajtjen dy- ditore të konferencës. Programi do ftojë folës kryesor, të cilët do të percjellen nga panelist profesionist dhe nga njerëz të shoqërisë civile.

Poashtu, Rave ka paralajmëruar se do ketë edhe dy apo tri ekspozita në galeritë afër qendrës së qytetit. Ne thelb, programi do vjen në formë të prezantimit, prezantim e diskutim me panelist, si dhe prezantim e diskutim me panelist të shoqëruar me pytje nga publiku i pranishëm. 

Aktivitetet tjera perfshijnë performanca t’muzikës nga muzicient lokal e ndërkombetar, ekspoze të artit muzikor, ekspoze të fotografive nostalgjike të eventeve të ndryshme në Kosovë, ekspoze të paisjeve analog të muzikës elektronike, ligjerata rreth pajisjeve të ndryshme muzikore, etj.

Sipas Rave, muajt në vijim do jenë të mbushura me informata rreth konferencës, ku në fokus do jetë shpalosja e programit në mënyrë graduale në media sociale.
 
Social media:
facebook.com/prishtinamusiconference
.instagram.com/prmusiconference
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing