Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një motoçikletë e rrallë “Harley-Davidson” e prodhuar në vitin 1908, është bërë motoçikleta që është shitur më së shtrenjti në një ankand, raporton agjencia AP.
Siç ka njoftuar faqja “Vintagent.com”, motoçikleta Strap Tank Harley-Davidson është shitur për 935 mijë dollarë në ankandin “Mecum” në Las Vegas muajin e kaluar.
Motoçikleta ka marrë emrin “Strap Tank” pasi rezervuarët e saj të vajit dhe karburantit janë të ngjitur në kornizë nëpërmjet rripave të nikelit.
Besohet se janë vetëm 12 modele të tilla në botë.
Një motoçikletë e tillë e vitit 1907 ishte shitur në ankandë për 715 mijë dollarë, por modeli i vitit 1908 që u shit për mbi 900 mijë dollarë muajin e kaluar, ishte më i veçantë, pasi nuk ishte restauruar asnjëherë.
Kishte shumë pjesë origjinale dhe e bënte atë shumë të rrallë.