Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekspertët shpjegojnë se momentet e “golden hour”, kur dielli është pranë horizontit, krijojnë ndjenjë qetësie dhe admirimi (awe), e cila ndihmon në uljen e ankthit dhe stresit, si dhe përmirëson përqendrimin dhe kujtesën.
Sipas psikologëve, kjo ndjenjë i bën njerëzit të ndihen më të vegjël përballë natyrës, duke i ndihmuar të largojnë mendimet negative dhe të fokusohen në momentin aktual.
Po ashtu, ekspozimi ndaj dritës natyrale në lindje dhe perëndim ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, duke përmirësuar gjumin dhe balancën hormonale.
Studimet tregojnë gjithashtu se përjetimi i rregullt i momenteve të tilla mund të rrisë ndjenjën e empatisë dhe sjelljet pozitive ndaj të tjerëve.
Në fund, ekspertët theksojnë se thjesht një perëndim dielli mund të ketë më shumë ndikim në shëndetin mendor sesa mendohet zakonisht.