Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SKENDERBEU - Ose Dashuri dhe Liri në Teatrin Kombëtar

Kulturë  |  26.12.2018 Ora 11:50   

Me 28 Dhjetor (e Premte) ora 20:00
Premiera e Shfaqjes

SKENDERBEU - Ose Dashuri dhe Liri
(Nga Tomas Winkop dhe Fadil Hysaj)

Repriza e parë do të jetë më 29 Dhjetor (E shtunë).
*për rezervime: 044 430 693

Nje regjisor I kohës së sotme (persosonazh i shfaqjes ne shfaqje) me një trupë të numërt aktorësh mundohet ta vë në skenë dramën te dramaturgut angles TOMAS Winkop: “Skenderbeu - Dashuri dhe Liri” e shkruar 3 shekuj më heret. Koncepti inskenues që krijon ky regjisor në mendjen e tij nga drama e Winkopit e ballafaqon atë me vështirësi të mëdha gjatë inskenimit. Me kohë ai e kupton se lënda që i ofrohet nga autori dhe ajo që me ngulm mundohet të nxjerrë nga aktorët janë të pamjaftueshme për ta sjellë të gjallë në skenë vizionin e tij për Skënderbeun. Shfaqja e tij mbetet nje fantazmagori mitike e historike të cilën e përmbysë realiteti që aktualisht e jetojmë si popull e që në shumë aspekte i ngjanë një shfaqjeje teatrore në proces. Skënderbeu vjen në skenë si një frymëzim në delirin krijues të regjisorit por në pamundësi për të gjetë aktorin e përmasave të Tij kthehet sërish në përmasën e Tij mitike. Por para se të kthehet nga ka ardhë Ai i lë një mesazh dy fjalësh publikut dhe me shpatën e tij lëshon perden....

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing