Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Matthew Lillard shpreh keqardhje për rikthimin në ‘Scream 7’ pas largimit të Melissa Barrerës

Film  |  17.09.2026 Ora 8:24   

Matthew Lillard ka thënë se ndihet “në siklet dhe i turpëruar” që u rikthye në filmin Scream 7, pas largimit të aktores Melissa Barrera nga seria.

Gjatë një sesioni me pyetje dhe përgjigje, aktori, i cili riktheu rolin e Stu Macher në filmin e fundit të serisë, foli për vendimin e tij dhe për rastin e Barrerës.

Barrera u largua nga Scream 7 në vitin 2023, pasi publikoi në rrjetet sociale deklarata në mbështetje të palestinezëve dhe kritika ndaj Izraelit gjatë luftës Izrael-Hamas. Kompania Spyglass Media Group, që qëndron pas filmit, tha në atë kohë se kishte “zero tolerancë ndaj antisemitizmit ose nxitjes së urrejtjes në çfarëdo forme”.

Lillard tha se Barrera “ishte në anën e duhur të historisë” dhe se ndihet keq që nuk reagoi në atë kohë.

“Kur ndodhi me Melissën, e gjithë bota nuk foli. Ajo ishte një vit përpara asaj që po ndodhte, por të gjithë duhej të kishin folur”, tha aktori.

Ai pranoi se në momentin kur iu ofrua rikthimi në Scream 7, ishte i emocionuar për t’u rikthyer në një prej filmave të parë të karrierës së tij dhe nuk e kishte menduar mjaftueshëm situatën e Barrerës.

“Ndjehem keq për këtë. Ndihem i turpëruar. E vërteta është kjo”, tha Lillard.

Pas largimit të Barrerës, Jenna Ortega gjithashtu u largua nga projekti, ndërsa regjisori Christopher Landon u tërhoq nga filmi. Neve Campbell më pas u rikthye në rolin e Sidney Prescott, ndërsa Scream 7 u publikua në shkurt të vitit 2026.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing