Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tesla ul çmimet në Kinë për disa lloje të veturave

Auto  |  15.08.2023 Ora 8:41   

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka ulur çmimet në Kinë për disa versione të Model Y, duke filluar nga 14 gushti, ka njoftuar kompania të hënën, raportoi Reuters.

Tesla ka ulur çmimet fillestare të të dy modeleve me 1,934 dollarë. Çmimi fillestar i Model Y Long Range bie për 4,5% dhe çmimi fillestar i Model Y Performance tani ka rënë për 3,8%.

Në të njëjtin njoftim, Tesla ka thënë se do të ofrojë subvencione sigurimesh në Kinë prej 8,000 juanësh për blerësit e Model 3 të versioneve të nivelit fillestar.

Muajin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka thënë se janë të mundshme edhe uljet e mëtejshme të çmimeve.

Tesla ka ulur çmimet disa herë në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe tregje të tjera që nga fundi i vitit të kaluar.

Shitjet e automjeteve Tesla të prodhuara në Kinë kanë rënë 31% në korrik nga qershori, treguan të dhënat nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës (CPCA) në fillim të këtij muaji, duke shënuar rënien e saj të parë nga muaji në muaj që nga dhjetori.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing