Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Volkswagen prodhon një veturë për fermerë, por nuk është ‘pick-up’

Auto  |  06.03.2024 Ora 18:04   
Volkswagen Polo do të mbushë 50vjet, shumë për një veturë që ka marrë me kalimin e viteve forma të ndryshme, shkruan Motor1.
Që nga lansimi në vitin 1975, është shitur si “hatchback”, limuzinë apo “crossover” – mbani në mend Polo Cross?

Këtë vit, kompania gjermane që ka fabrikën në Brazil është duke e shqyrtuar idenë për një version “më të egër dhe më të ngritur”, transmeton Telegrafi.


Fjala është për Polo Robust, një veturë supermini e dedikuar nga inxhinierët enkas për fermerët. VW Brazil pretendon se vetura është zhvilluar dhe testuar për klientët e segmentit bujqësor.


Duke marrë parasysh se ata lëvizin nëpër terrene më të ashpra, vetura është më e ngritur paksa sesa versionet bazike.
Kabina është e veshur me materiale të veçanta që e bën më të lehtë pastrimin, duke marrë parasysh se fermerët shumicën e rasteve janë me rroba të punës.

Por kur bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, kjo veturë nuk do ta ketë këtë përparësi pasi ka një motor të vogël 1 litërsh me benzinë, që prodhon vetëm 84 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing