Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrjedhin para lansimit fotot e Lambos elektrike

Auto  |  21.08.2023 Ora 9:11   

Brendi i njohur i automobilave, Lamborghini, ka hyrë në drejtim të mirë. Kompania është në prag të prezantimit të planit të së ardhmes elektrike. E pak para lansimit të një koncepti të ri, kanë rrjedhë fotografitë e veturës së re.

Kompania italiane ka publikuar një fotografi paralajmëruese të konceptit, por fotografitë e reja kanë treguar të plotë veturën Lamborghini Lanzador.

Më 2022, shefi i marketingut në Lamborghini, Federico Foschni pati thënë se më 2023 do të vijë një veturë e veçantë para produktit final.

Vetura e re nuk pritet të prezantohet për treg para vitit 2028. Krahas veturës së re do të lansohet edhe modeli Urus tërësisht elektrik, shkruan "AutoExpress".

Lambo ka hezituar deri tash në kalimin në modele elektrike. Por pas lansimit të Revueltos, veturës së parë hibride të Lambos, shefi ekzekutiv Stephan Winkelman pati thënë se kompania planifikon të dalë në elektrikë.

Detajet për konceptin Lanzador dhe veturën e ardhshme elektrike do të dihen në ditët në vijim, kur vetura të prezantohet zyrtarisht në Monterey.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing