Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Jennifer Lawrence me rol kryesor në filmin “Mob Girl”

Film  |  26.07.2019 Ora 13:15   
Tashmë së fundmi është bërë e ditur se në botën e kinemtografisë po ndodh një bashkëpunim interesant, regjisori Paolo Sorrentino I ka dhënë rolin kryesor aktores Jennifer Lawrence për filmin “Mob Girl”.

Filmi do të jetë një adaptim nga libri I autores Teresa Carpenter me titull “Mob Girl: A Woman’s Life In The Underworld”. Ngjarja zhvillohet rreth Arlyne Brickman e rritur në New York, e cila fillon një shoqërim me mafiozë.

Ajo kështu fillon të njihet me persona të menqur dhe bën bartjen e porosive për ta. Por pas disa vitesh ajo hudhet vetë në aksion, duke u bërë një informatore për policinë dhe qeverinë kundër familjes kriminale Colombo.

Kështu Lawrence do të luajë rolin kryesorë në këtë film, ndërsa filmi do të fillojë të prodhohet pasi Jenn të përfundojë punë me dramën ende të patitulluar të regjisores Lila Neugebauer./radioplus/  

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing