Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cristiano Ronaldo - “do të martohem, është ëndërra e nënës sime”

Sport  |  17.09.2019 Ora 11:05   
Ylli I futbollit Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se është duke planifikuar të martohet me të dashurën e tij aktuale Georgina Rodriguez. 34 vjecari dhe Georgina 25 vjece, janë bashkë që nga viti 2016, ndërsa tani ai duket shumë I bindur se ajo është pikërisht e duhura për ti thënë PO në altar.

“Ajo më ka ndihmuar shumë, natyrisht unë e dua atë, një ditë do të martohem më të sigurisht. Kjo është edhe ëndërra e nënës sime” – ka thënë ndër të tjera Ronaldo në intervistën e tij bërë së fundmi me Piers Morgan.

Ndërsa më herët në një intervistë e dashura e Ronaldos pati thënë se është shumë e vështirë të kesh një lidhje me një njeri aq të famshëm sa është ai, por se ajo nuk do të ndryshonte asgjë edhe po të kishte mundësi.

Georgina dhe Cristiano janë prindër biologjik të Alana-s 22 muaj, ndërsa Cristiano është baba edhe I tre fëmijëve të tjerë nga nëna surrogate, Cristinao Jr 9 vjec, dhe binjakët 2 vjec Eva dhe Mateo./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing