Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dokumentari “My Own Words” tregon se si arriti këtë famë Ed Sheeran, shfaqet të dielën në Channel 5

Muzikë  |  15.10.2019 Ora 12:01   
 Ai është një nga këngëtarët më të famshëm në botë aktualisht, duke arritur të shesë mbi 150 milionë disqe, tregohet në dokumentarin e bërë për të.

Në disa sekuenca të shkëputura nga dokumentari “My Own Words” shihet Ed Sheeran teksa ende pa filluar të ecë I fryen një burie nga letra, përderisa më vonë ai shihet me çello, piano e deri tek kitara e tij e famshme dhe shumë e dashur. Aktualisht 28 vjec Ed Sheeran vlen rreth 160 milionë funte, ndërsa cmimet e tij si krijues muzike janë të panumërta.

“Cuditërisht, Ed ishte një fëmijë pak I egër, ai luante Celo dhe nuk I pëlqente, por një ditë ai shikon TV dhe impresionohet nga Eric Clapton kur luan “Leyla”- ka thënë autori I këtij dokumentari Sean Smith.

Më herët gjatë këtij muaji u bë e ditur se Ed Sheeran në vitin 2018 arriti të arkëtonte cdo ditë nga 65.000 mijë funta, duke u bërë kështu solo artisti me fitimet më të larta në muzikë. Ed Sheeran është I martuar me Cherry Seaborn, me të cilën janë bashkë nga viti 2015 dhe janë njohur në shkollën e mesme. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing