Ish-futbollisti i Zvicrës, Benjamin Huggel, ka dalë në mbrojtje të Granit Xhakës pas deklaratës së tij për përdorimin e një certifikate të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19. Huggel ka thënë se, nëse çështja nuk sjell pasoja të tjera juridike apo sportive, Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiten i Zvicrës, pasi vendimi duhet të merret nga trajneri dhe skuadra, jo nga opinioni publik. Ai ka vlerësuar gjithashtu kontributin dhe lidershipin e Xhakës, duke e konsideruar atë si lojtarin më të suksesshëm që ka pasur Kombëtarja zvicerane.