Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video nga prapaskenat e fotosesionit të Kombëtares, ku shihet atmosfera e relaksuar dhe pozitive mes futbollistëve. Në pamje shfaqen lojtarë si Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Meriton Korenica dhe disa nga prurjet e reja të grumbullimit. Futbollistët shihen duke buzëqeshur, komunikuar dhe shijuar momentet së bashku para përballjes me Irlandën. Kosova dhe Irlanda përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që nis në ora 20:45.