Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Meta ka prezantuar pajisjen e re inteligjente “Muse Charm”, një varëse e vogël me inteligjencë artificiale që mund të mbahet në qafë ose në kyç të dorës. Pajisja lidhet drejtpërdrejt me asistentin AI “Muse” përmes mikrofonëve dhe altoparlantit të integruar, ndërsa një ekran i vogël shfaq një personazh të animuar që reagon gjatë bisedës. Meta ende nuk ka zbuluar çmimin, ndërsa shitjet pritet të nisin në dhjetor, me synimin për t’u ofruar përdoruesve qasje të vazhdueshme te AI pa pasur nevojë për telefon.