Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Meta ka prezantuar në Meta Connect 2026 dy produkte të reja: Meta VR Glasses, syze të avancuara për realitetin virtual, dhe Ray-Ban Meta Audio, syze inteligjente pa kamera, të fokusuara te audioja. Meta VR Glasses peshojnë vetëm 100 gramë, kanë ekrane micro-OLED me rezolucion 5K, mbështesin Dolby Vision dhe kontrollohen përmes lëvizjeve të syve dhe gjesteve. Ato pritet të dalin në pranverën e vitit 2027 me çmim fillestar prej 1,299 dollarësh. Ndërkohë, Ray-Ban Meta Audio peshojnë 43 gramë, ofrojnë deri në 12 orë përdorim dhe do të kushtojnë 349 dollarë, me shitjet që nisin më 13 tetor.