Manchester Unitedi rikthehet në Angli me barazim pa gola nga sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillës.
Spanjollët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, megjithatë asnjëra prej tyre nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Old Trafford.
Roma nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në sfidën e parë ndaj Shakhtar Donetskut në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 41 përmes turkut, Cengiz Under, transmeton Koha.net.
Megjithatë në pjesën e dytë vendasit përmbysën gjithçka, duke fituar takimin me rezultat 2-1.
Ishin Ferreyra e Fred që shënuan për fitoren e Shakhtarit në këtë përballje.
Ndeshjet e kthimit do të jenë më 13 mars nga ora 20.45