Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Microsoft ka konfirmuar një raund të ri shkurtimesh, duke larguar rreth 9,000 punonjës, ose afro 4% të fuqisë punëtore, në valën e tretë të pushimeve nga puna gjatë muajve të fundit. Këto janë largimet më të mëdha që nga viti 2023, kur kompania kishte reduktuar 10,000 punonjës.
Sipas përfaqësuesve të Microsoft-it, ky veprim është pjesë e ndryshimeve organizative me synim thjeshtimin e menaxhimit dhe rritjen e produktivitetit përmes përdorimit të teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale. Vetë CEO Satya Nadella kishte deklaruar më herët këtë vit se 20–30% e kodit të kompanisë tashmë po gjenerohet nga AI, çka ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të ekipit të zhvillimit.
Sipas mediave amerikane, ekipet e shitjeve dhe Xbox pritet të preken më së shumti nga shkurtimet, ndonëse Microsoft nuk ka konfirmuar detaje zyrtare për departamentet.
Pavarësisht largimeve, kompania vazhdon të ketë fitime të larta, me një rritje prej 18% në tremujorin e fundit, të nxitur nga suksesi i shërbimeve cloud dhe AI. Rezultatet për tremujorin e katërt fiskal priten të publikohen brenda korrikut.