
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, është konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka firmosur një marrëveshje huazimi me Mallorca nga AS Roma. Marrëveshja parashikon një pagesë fillestare prej 6 milion eurosh, me një opsion blerjeje prej 2 milion eurosh, i cili nuk është i detyrueshëm.
Në një fotografi të publikuar, Kumbulla shfaqet me agjentin e tij Davide Grassi, pjesë e agjencisë Gol International të Pini Zahavit, gjatë prezantimit te klubi spanjoll.
Kumbulla do të mbajë fanellën me numrin 4 te Mallorca dhe pritet të jetë një pjesë kyçe e mbrojtjes së klubit në sezonin e ri.