
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një Ford F-150 është transformuar në një makinë krejt të pazakontë, të quajtur USSV Hamba, nga kompania amerikane US Specialty Vehicles.
Ky model unik, i vetëm në botë, u shfaq fillimisht në ankandin Barrett-Jackson dhe tani ndodhet për shitje në një autosallon në Florida, pasi më herët nuk gjeti blerës për 79 mijë dollarë.
Dizajni i tij i çuditshëm, me panele trupore të frymëzuara nga mjetet ushtarake dhe avionët luftarakë, e bën të duket si i ardhur nga një film aksioni. Nën “kapak”, Hamba fsheh motorin 5.0 V8 nga Ford Mustang, me 420 kuajfuqi dhe 420 Nm çift rrotullues, i kombinuar me një transmision automatik me 10 shpejtësi.
Kabina është personalizuar me lëkurë të kuqe dhe Alcantara, duke e bërë brendësinë më luksoze se sa duket jashtë.
Edhe pse hapësira e pasme është e kufizuar, kjo makinë mbetet një miks i rrallë mes fuqisë, stilit të çuditshëm dhe ekskluzivitetit absolut.