Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

INSTAT: Më shumë gra se burra në Shqipëri, por shqetësim për abortet dhe dhunën në familje

Të Tjera  |  15.09.2025 Ora 7:42   

Në fund të vitit 2024, popullsia e Shqipërisë përbëhej nga 50.5 % gra dhe 49.5 % burra, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Megjithëse popullsia shënoi rënie për të dy gjinitë, shtesa natyrore mbeti pozitive – me 1,060 lindje më shumë se vdekje për gratë dhe 148 për burrat. Raporti gjinor në lindje ishte 108 djem për 100 vajza, mbi mesataren natyrore prej 105.

Një nga çështjet më të ndjeshme të raportit është numri i lartë i aborteve. Nga 23,310 lindje të regjistruara, u evidentuan 4,192 aborte – rreth 180 për çdo 1,000 lindje. Grupmosha më e prekur është ajo 20-34 vjeç, ndërsa tek vajzat 18-vjeçare numri i aborteve ishte më i larti, me 179 raste për 1,000 lindje.

Në fushën e arsimit, gratë vazhdojnë të dominojnë. Në vitin akademik 2023-24, u diplomuan 28,193 studentë, ku 65.8 % ishin vajza. Ato gjithashtu përbëjnë mbi 70 % të stafit mësimor në arsimin parauniversitar dhe kryesojnë me tituj akademikë edhe në arsimin e lartë. Vajzat preferojnë kryesisht fushat e biznesit, shëndetësisë dhe shkencave sociale, ndërsa djemtë diplomohen më shumë në inxhinieri dhe teknologji.

Raporti gjithashtu ngre shqetësimin për sigurinë: në vitin 2024 policia evidentoi 2,528 gra autore të veprave penale, ndërsa dhuna në familje mbetet një problem i madh me 1,456 gra të dëmtuara. Po ashtu, 1,447 të mitur u prekën nga krime të ndryshme, përfshirë 401 vajza. Në burgje u regjistruan 77 gra të dënuara, kryesisht për krime të lidhura me drogën dhe vrasje.

Të dhënat e INSTAT pasqyrojnë një realitet kompleks: nga njëra anë, gratë shqiptare po fitojnë terren në arsim dhe karrierë, ndërsa nga ana tjetër, vazhdojnë të përballen me sfida serioze sociale dhe shëndetësore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing