Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disney ka konfirmuar se parku i tij i ardhshëm – i pari pas 15 vjetësh – do të ndërtohet pikërisht në Abu Dhabi dhe pritet të hapet në fillim të viteve ’30. Ky do të jetë parku më i avancuar teknologjikisht i kompanisë, me një qendër ikonike futuristike që pasqyron horizontin modern të kryeqytetit të Emirateve.
Abu Dhabi tashmë ofron një gamë të gjerë atraksionesh: Ferrari World me roller coaster-in më të shpejtë në botë, Warner Bros. World, Yas Waterworld dhe SeaWorld Yas Island. Përveç kësaj, planifikohet edhe një zonë e dedikuar për Harry Potter, hotele të reja tematike dhe plazhe të zhvilluara në Yas Bay Waterfront.
Zgjedhja e Abu Dhabit vjen në një kohë kur turizmi në SHBA po përballet me sfida, përfshirë procedurat e gjata të vizave dhe kontrollet kufitare. Në kontrast, Emiratet ofrojnë udhëtim më të lehtë, vizë të shpejtë ose hyrje pa viza për shumë shtete, si dhe atraksione të klimatizuara që shmangin problemet e temperaturave ekstreme.
Me këtë hap, Abu Dhabi synon të rrisë numrin e vizitorëve nga 24 milionë në 39 milionë deri në vitin 2030. Krahas parqeve të argëtimit, emirate ka ndërtuar një qendër të fuqishme kulturore në Saadiyat Island, me muzeun Louvre Abu Dhabi dhe projekte në zhvillim si Guggenheim Abu Dhabi dhe Muzeu Kombëtar Zayed.
Ekspertët thonë se Abu Dhabi po bën një lëvizje më të qëndrueshme se përpjekjet e mëparshme të Dubait për parqe gjigante. Me infrastrukturë moderne, siguri dhe përvojë në industrinë e argëtimit, kryeqyteti i Emirateve po shihet si një rival i denjë për Orlandon dhe ndoshta modeli i ri i kryeqytetit botëror të theme parks.