Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trump padit The New York Times për 15 miliardë dollarë

Të Tjera  |  16.09.2025 Ora 8:01   

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të ngrejë një padi të madhe kundër gazetës The New York Times, duke kërkuar 15 miliardë dollarë si kompensim për shpifje dhe fyerje.

Trump e akuzon median si “zëdhënës i Partisë Demokratike” dhe pretendon se ka shpërndarë informacione të pavërteta për të, familjen dhe bizneset e tij. Çështja lidhet me disa artikuj të botuar rreth një shënimi dhe vizatimi që iu dhuruan financierit të turpëruar Jeffrey Epstein në vitin 2003 dhe që, sipas gazetës, mbanin edhe emrin e Trump. Presidenti e ka mohuar këtë lidhje.

Sipas deklaratës së tij, padia do të dorëzohet në Florida dhe konsiderohet si pjesë e përpjekjes për të “rikthyer integritetin në gazetari”. Avokatët e Trump kanë përmendur raste të ngjashme ku media të tjera, si ABC News dhe CBS News, kanë paguar shuma të mëdha pas proceseve gjyqësore.

The New York Times nuk ka dhënë ende një koment për këtë padi.

Ky hap është pjesë e vazhdueshme e betejave të Trump me mediat kryesore amerikane – beteja që shpesh ngjajnë më shumë me një vazhdim të fushatës së tij sesa me një proces gjyqësor klasik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing