Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

87 fëmijë të braktisur në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit

Vendi  |  02.10.2025 Ora 7:53   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për fëmijët e braktisur në vend gjatë pesë viteve të fundit. Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 87 raste të braktisjes së fëmijëve.

Në vitin 2020 u shënuan 28 raste, në vitin 2021 ishin 15 raste, në vitin 2022 u raportuan 22 raste, në vitin 2023 numri ra në 9 raste, ndërsa në vitin 2024 u rrit sërish në 23 raste.

Sipas statistikave, Prishtina kryeson listën me numrin më të madh të rasteve të braktisjes. Vetëm në vitin 2024, në kryeqytet u regjistruan 12 fëmijë të braktisur. Pasojnë Mitrovica me 4 raste, Prizreni me 3 raste, Peja me 2 raste, ndërsa në Gjilan dhe Ferizaj u raportua nga një rast.

Këto të dhëna të ASK-së nxjerrin në pah një realitet shqetësues dhe një sfidë serioze sociale për institucionet, që kërkon më shumë mbështetje për familjet në nevojë dhe përkujdesje të shtuar për fëmijët që mbesin pa përkujdesjen prindërore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing