Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova ndalon përkohësisht importin e kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

Vendi  |  10.10.2025 Ora 7:39   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar për vendosjen e një mase të përkohshme ndalese për importin e kafshëve të gjalla nga Mali i Zi, pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen virale “Gjuha e Kaltër” (Bluetongue – BT).

Sipas AUV-it, ndalesa përfshin gjedhët, delet dhe dhitë dhe vlen për të gjithë territorin e Malit të Zi.
Kjo masë është ndërmarrë si veprim parandalues për të shmangur përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës, në përputhje me njoftimet ndërkombëtare nga sistemet ADIS dhe WAHIS.

Autoritetet kufitare të Kosovës – përfshirë Policinë, Doganat dhe AUV-in – janë të obliguara të zbatojnë masa të shtuara kontrolli në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar hyrjen e kafshëve të përmendura nga ky shtet.

“Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virale që transmetohet nga insektet e llojit Culicoides (mushkonja), e cila prek ruminantët shtëpiak si gjedhët, delet dhe dhitë.
Delet janë më të ndjeshme ndaj infeksionit, ndërsa gjedhët mund ta bartin virusin pa shfaqur gjithmonë simptoma të rënda.

Kjo sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing