Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se në vitin 2024 shkalla e papunësisë ka qenë 10.8%, duke shënuar një ulje prej rreth 25% krahasuar me vitin 2014, kur papunësia ishte 35.3%.
Fuqia punëtore ka rënë nga 500,251 persona në vitin 2014, në 464,567 persona në vitin 2024. Gjithashtu, popullsia ekonomikisht jo aktive – ata që nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë – ka shënuar ulje, nga 702,238 në vitin 2014, në 610,137 persona në vitin 2024.
Shkalla e punësimit është rritur në 38.6%, nga 26.9% në vitin 2014, ndërsa paga mesatare neto ka shkuar nga 365 euro në 552 euro. Në sektorin publik, paga mesatare neto ka arritur në 668 euro.
Raporti vjetor i ASK-së ofron një pasqyrë të plotë të statistikave themelore për Kosovën, duke përfshirë fushat e popullsisë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe energjisë. Të dhënat tregojnë një përmirësim të dukshëm ekonomik gjatë një dekade, duke reflektuar rritje të mundësive për punësim dhe stabilitet financiar për qytetarët.