Një gjykatës ka refuzuar kërkesën e Sean “Diddy” Combs për gjyq të ri ose shpallje të pafajshëm, pak ditë para shpalljes së dënimit të tij të premten.
Reperi, i njohur për hitin “I’ll Be Missing You”, u shpall fajtor në korrik për dy akuza lidhur me transportim për prostitucion, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe konspiracionit për zhvatje.
Gjykatësi Arun Subramanian tha se qeveria paraqiti “prova dërrmuese” për fajësinë e Combs, duke e konsideruar të pabazuar pretendimin e mbrojtjes se juria u ndikua nga akuzat më të rënda.
Prokurorët kanë rekomanduar 11 vite burg, ndërsa mbrojtja ka kërkuar vetëm 14 muaj. Ish-e dashura e tij, Cassie Ventura, dëshmitare kyçe në proces, paraqiti një deklaratë ku shprehu frikën e saj për hakmarrje nëse Combs lirohet.