Jisoo nga grupi Blackpink ka ngjallur entuziazëm te fansat me një paralajmërim misterioz për publikimin e një dueti të ri surprizë.
Këngëtarja ndau në rrjetet sociale një imazh teaser, ku shihej një hije mashkullore pas saj dhe mbishkrimi “Eyes closed”. Postimi shoqërohej me mbishkrimin: “A duet is near” (“Një duet po afrohet”).
Pak ditë më vonë, një tjetër postim e tregoi hijen mashkullore më afër, me fjalët: “two voices, one orbit. coming soon.” (“dy zëra, një orbitë. së shpejti.”).
Tashmë është zbuluar se bashkëpunëtori misterioz është Zayn Malik, ish-anëtari i grupit One Direction.
Zayn ishte parë më herët në koncertin e Blackpink në New York, në korrik, ku mori pjesë së bashku me vajzën e tij, Khai. Pas koncertit, ai ndau një foto nga publiku me mbishkrimin: “@Blackpinkofficial thank you”.