Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimi i importit të energjisë arrin në 370 euro për megavat/orë - bizneset dhe qytetarët përballen me rritje të kostos

Vendi  |  03.10.2025 Ora 7:48   
Me uljen e temperaturave ka nisur të rritet konsumi i energjisë elektrike, duke sjellë njëkohësisht edhe rritje të çmimeve në tregjet evropiane. Të martën, një megavat për orë i energjisë është importuar me çmim mesatar prej 370 eurosh.

Sipas drejtorit të Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, kjo situatë rrezikon funksionimin e bizneseve të dala në treg të hapur të energjisë, veçanërisht kompanitë prodhuese, të cilat nuk kanë hapësirë për rritje të çmimeve, pasi nuk janë konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se prodhimi i KEK-ut ka rënë për 57% në periudhën prill–korrik 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, importi i energjisë është rritur për 46%.

Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, shpjegon se rënia e temperaturave rrit kërkesën për ngrohje, çka ndikon drejtpërsëdrejti në çmimet e rrymës në tregjet evropiane dhe, për rrjedhojë, edhe në Kosovë.

Çmimet e konsumit në vend kanë shënuar rritje këtë vit, me inflacionin që nga 1.5% në fillim të vitit ka arritur në 4.5% në gusht. Sipas njohësve të ekonomisë, në këtë ndikoi fillimisht rritja e tarifave të energjisë për konsumatorët e rregulluar, si dhe liberalizimi i tregut për bizneset me mbi 10 milionë euro qarkullim ose mbi 50 punonjës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing