Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas tij, nga viti 2014 deri në vitin 2024, paga mesatare është rritur nga 403 euro në 639 euro, që në përqindje përfaqëson një rritje prej 38.68%. Megjithatë, kjo nuk mund të konsiderohet rritje reale. Raçi shpjegon se për të pasur një pasqyrë të saktë, duhet të llogaritet edhe inflacioni që ka ndryshuar ndër vite.
Nëse rritjes së pagave i zbritet inflacioni, del se rritja reale e pagës mesatare gjatë kësaj periudhe është vetëm 5.6%.
Kjo do të thotë se, ndonëse pagat nominalisht kanë shënuar rritje të dukshme, fuqia blerëse e qytetarëve ka mbetur pothuajse në vendnumëro.