Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Subvencionimi i teksteve shkollore: Afati për aplikim mbyllet sot në ora 23:59

Vendi  |  03.10.2025 Ora 8:26   
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se vetëm deri më 3 tetor 2025, në ora 23:59, pranohet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Që nga hapja e platformës më 15 gusht, janë pranuar 203,865 aplikime, prej të cilave 200,679 janë trajtuar, 195,343 janë aprovuar, 5,336 refuzuar, ndërsa 3,186 janë ende në proces verifikimi.

Pas afatit të fundit, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet automatikisht. MAShTI i bën thirrje të gjithë prindërve dhe nxënësve që të përfitojnë nga kjo mundësi për të siguruar materialet shkollore për vitin e ri akademik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing