Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova mund të hyjë në vitin 2026 pa buxhet të miratuar

Vendi  |  03.10.2025 Ora 8:38   
Bllokada politike në Kuvend po rrezikon të vendosë Kosovën para një krize ekonomike serioze. Pa një qeveri legjitime dhe pa kuvend të konstituuar, miratimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026 mund të mos ndodhë, duke penguar shfrytëzimin e fondeve të shtetit pas 1 janarit.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se aktualisht po përgatitet ligji për buxhetin dhe dëgjimet me organizatat përkatëse, dhe se miratimi pritet brenda afateve ligjore. Megjithatë, afati i fundit për aprovimin e buxhetit është 31 tetor 2025, pas të cilit ai duhet të dërgohet në Kuvend për votim.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, paralajmëron se pa miratimin e ligjit, Kosova nuk do të ketë mundësi të përdorë fonde shtetërore pas 1 janarit. Naim Jakaj nga IKD thekson se ligji për buxhetin duhet të miratohet nga një qeveri legjitime dhe se një qeveri në detyrë nuk ka kompetencë ligjore për ta bërë këtë.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se mosmiratimi i buxhetit mund të sjellë krizën më të thellë financiare që nga paslufta. Shumë fonde zhvillimore, përfshirë mbështetjen e Bashkimit Evropian, mbeten të pazbatuara, ndërsa vendet e tjera të rajonit tashmë kanë përfituar mjetet e para.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing