Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjitha rajonet e Kosovës janë arrestuar 102 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, që mbulon periudhën nga 29 shtatori deri më 4 tetor, numri më i madh i arrestimeve është regjistruar për raste të dhunës në familje.
Pas këtyre rasteve, policia ka arrestuar persona edhe për mbajtje të armëve pa leje, sulme ndaj zyrtarëve policorë, posedim të substancave narkotike dhe kalim ilegal të kufirit.
Në të njëjtën periudhë, 65 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet për përfshirje në veprime të kundërligjshme.
Policia e Kosovës ka theksuar se po vazhdon punën për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e krimeve në të gjitha rajonet e vendit.