Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 300 raste të reja me kancer të gjirit këtë vit në Kosovë

Vendi  |  06.10.2025 Ora 7:48   

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit, duke e bërë këtë sëmundje një nga sfidat më serioze shëndetësore për gratë në mbarë botën.

Në Kosovë, gjatë këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar mbi 300 raste të reja, përfshirë 3 meshkuj. Të dhënat e këtij viti nuk dallojnë shumë nga ato të vitit 2024.

Sipas drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, shumica e pacienteve diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë, gjë që e bën më të lehtë dhe më efektiv trajtimin.

“Është një shenjë e mirë që këtë vit, për 9 muaj kemi regjistruar rreth 320 deri 330 raste me kancer të gjirit, prej tyre 3 meshkuj. Numrat janë të njëjtë me vitin e kaluar, dhe pritet që fundi i vitit të na gjejë me rreth 450-460 raste në total,” – tha Kurtishi.

Muaji tetor shënon fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e cila synon të inkurajojë gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore dhe vetëkontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çelësi për shpëtimin e jetës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing