Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Biçikletat e vjedhura në Zvicër përfundojnë në Kosovë dhe Shqipëri

Vendi  |  06.10.2025 Ora 7:50   

Një investigim i programit “Rundschau” nga televizioni publik zviceran SRF ka zbuluar se një pjesë e madhe e biçikletave të vjedhura në Zvicër, përfshirë biçikletat elektrike, përfundojnë në vendete Ballkanit, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë.

Hetimi ka ndjekur rastin e një biçiklete elektrike me GPS të integruar, e cila u vodh në Basel dhe më pas u gjurmua jashtë kufijve zviceranë. Autoritetet dyshojnë se në shumë raste, biçikletat e vjedhura përdoren për financimin e tregtisë së drogës.

Sipas policisë zvicerane, vjedhjet e biçikletave janë rritur me 50% gjatë pesë viteve të fundit. Në Shqipëri, policia ka sekuestruar një biçikletë të vjedhur nga Zvicra dhe ka nisur hetimet për tregti të mallrave të vjedhura.

Ekspertët paralajmërojnë se pas këtyre rasteve qëndrojnë rrjete të organizuara trafiku, që përfshijnë kontrabandë mallrash dhe në disa raste, edhe trafik droge.

Autoritetet zvicerane po kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar me vendet e Ballkanit për të luftuar këtë fenomen. Ndërkohë, policia në Bazel këshillon qytetarët të përdorin kyçe të forta dhe zinxhirë sigurie për mbrojtjen e biçikletave të tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing