Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritje e përdorimit të kartelave në Kosovë - 1.7 milion kartela aktive në fund të vitit 2024

Vendi  |  07.10.2025 Ora 7:45   
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se në fund të vitit 2024 në Kosovë ishin në përdorim 1,684,034 kartela të klientëve për individë dhe biznese - përfshi këtu kartela debiti, krediti dhe kartela të vonuara.

Në këtë total përfshihen edhe 75,482 kartela që përdoren për funksione elektronike, lëshuar nga institucione financiare jo-bankare.
Krahasuar me fundin e vitit 2023 (1,611,723 kartela), numri total i kartelave është rritur me 4.49 %.

Debit kartelat u rritën me 2.08 %, ndërsa kartelat kredi me 8.2 %.

Përsa i përket markave, rreth 55 % e kartelave janë Visa, 43 % Mastercard dhe 2 % janë kartela lokale.

Sa i përket teknologjisë së pagesave, 77 % e kartelave ofrojnë funksion contactless. Në fund të vitit 2024, 1,281,368 kartela ishin me funksion pa kontakt.

Ky trend tregon qartë që kartelat me kontakt tradicional po zëvendësohen gradualisht me ato pa kontakt, veçanërisht kur skadon afati i kartës së vjetër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing