Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Instagram shtrëngon masat për mbrojtjen e adoleshentëve në platformë

Teknologji  |  15.10.2025 Ora 8:13   

Instagram ka njoftuar masa të reja për të kufizuar përmbajtjen që shohin përdoruesit e rinj, duke e përshtatur përvojën e “Llogarive të Adoleshentëve” me standardet e filmave PG-13.

Platforma, në pronësi të Meta, do të ndalojë promovimin dhe madje mund të fshehë postimet që përmbajnë gjuhë të ashpër ose që mund të inkurajojnë sjellje të rrezikshme, si përdorimi i marihuanës apo akrobacitë ekstreme.

Adoleshentët gjithashtu nuk do të mund të ndjekin ose ndërveprojnë me llogari që publikojnë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre. Nëse tashmë ndjekin faqe të tilla, ata nuk do të mund të shohin më postimet, komentet apo t’u dërgojnë mesazhe.

Meta tha se do të përdorë inteligjencën artificiale për të verifikuar moshën reale të përdoruesve, në mënyrë që të kapë ata që regjistrohen me data të rreme.
Kufizimet do të zbatohen fillimisht në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Kanada, përpara se të shtrihen në pjesën tjetër të botës në muajt e ardhshëm.

Këto ndryshime vijnë pas një studimi që tregoi se rreth 60% e adoleshentëve 13–15 vjeç ende hasin përmbajtje të pasigurt në Instagram, pavarësisht masave ekzistuese. Meta e ka mohuar raportin, duke e cilësuar të njëanshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing