Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sistemet e katër aeroporteve në Amerikën e Veriut hakohen me mesazhe politike pro-palestineze

Të Tjera  |  16.10.2025 Ora 7:54   

Autoritetet amerikane dhe kanadeze po hetojnë një seri sulmesh kibernetike që kanë prekur sistemet e zërit dhe ekranet e informacionit në disa aeroporte të Amerikës së Veriut.

Sipas raportimeve të CNN, mesazhe të paautorizuara pro-palestineze dhe lavdëruese për Hamasin u dëgjuan përmes altoparlantëve në aeroportin ndërkombëtar të Harrisburgut në Pensilvani, si dhe në Kelowna, Victoria dhe Windsor në Kanada.

Në disa raste, mesazhet përmbanin fyerje ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Zyrtarët konfirmuan se autorët e panjohur hynë në sistemet audio dhe vizuale të aeroporteve përmes softuerëve të bazuar në “cloud”.
Në aeroportin e Kelownas, punonjësit u detyruan të përdorin megafonë për të njoftuar udhëtarët, ndërsa në Harrisburg, një avion që po imbarkohej u kontrollua për siguri — por pa ndonjë problem të gjetur.

Departamenti Amerikan i Transportit dhe Transport Canada po punojnë me agjencitë e sigurisë për të zbuluar burimin e sulmeve dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing