Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sean Combs përjeton tmerr në burg - thuhet se u zgjua me thikë në fyt

Muzikë  |  23.10.2025 Ora 9:25   

Charlucci Finney, mik i ngushtë i Sean Combs, ka rrëfyer se reperi përjetoi një moment të tmerrshëm dhe pothuajse fatal gjatë kohës në qeli.

“U zgjua me një thikë në fyt,” tha Finney për Daily Mail. Ai shtoi se nuk është e qartë nëse Combs luftoi agresorin ose ndërhynë rojet, por theksoi se incidenti ndodhi.

Finney beson se sulmi brenda Metropolitan Detention Centre në Brooklyn ishte më shumë për të frikësuar producentin muzikor sesa për ta dëmtuar. “Nëse ai do të kishte dashur ta lëndonte, Sean do të ishte i lënduar. Mjafton një çast me një armë për të marrë jetën e dikujt,” shpjegoi ai.

Combs ndodhet në burg që nga arrestimi në shtator 2024 për akuza për komplot për krim të organizuar, trafikim seksual me forcë, mashtrim dhe transport për prostitucion. Në maj të vitit 2025, ai u shpall fajtor për dy akuza për transport për prostitucion dhe në tetor u dënua me 50 muaj burg.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing