Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Reklama, e porositur nga qeveria e Ontarios dhe transmetuar në rrjetet kryesore televizive amerikane, citonte Reaganin duke kritikuar tarifat. Fondacioni i Ronald Reaganit dhe autoritetet kanadeze thanë se fjalimi ishte paraqitur jashtë kontekstit, megjithëse Kanadaja shprehu gatishmërinë për të rifilluar bisedimet tregtare.
Tarifat e reja prekin sektorë kyç si automobila, çeliku, alumini dhe energjia, duke rritur tensionet në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të ndikojë jo vetëm mbi ekonominë kanadeze, por edhe mbi kompanitë amerikane dhe tregun e përgjithshëm të SHBA-së.
Trump dhe kryeministri kanadez po marrin pjesë në samitin ASEAN në Malajzi, ku shpresohet që kanalet diplomatike të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve.