Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qëllimi është që të zhvillohet një dhëmb i plotë që mund të integrohet në kockën dhe ligamentin e dhëmbit të humbur, duke u ndjerë dhe funksionuar si dhëmbi origjinal. Përfitimet e një zëvendësimi biologjik përfshijnë pranimin natyral nga trupi, eliminimin e inflamacionit dhe ndjesinë autentike të dhëmbit.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt dhëmbëve të së ardhmes, ndërsa disa ekipe të tjera në SHBA dhe Japoninë po punojnë gjithashtu për të rritur dhëmbë nga qeliza njerëzore dhe shtazore. Ekspertët parashikojnë që brenda një dekade, dhëmbët biologjikë mund të bëhen një opsion real për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur.